Zëvendësministrja e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi, morri pjesë në Seminarin e Parë Shkencor “Dëmtimi i Medullës Spinale: Një sfidë e shumëanshme për një patologji komplekse,” të organizuar sot (31/05/2014) nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ISCoS (The International Spinal Cord Society – një shoqatë ndërkombëtare e pavarur, me qëllim parësor studimin e të gjitha problemeve që lidhen me lezionet traumatike dhe jo-traumatike të medullës spinale), me qëllim kryesor studimin e koncepteve më të rëndësishme teorike bashkëkohore për trajtimin e lezioneve të medullës spinale, në faza të ndryshme të periudhës post-traumatike.
Në seminar u mbajtën referatate dhe diskutime nga mjekë dhe profesorë të shquar europianë të fushës, si, Dr. F.B. Sørensen nga Danimarka, Dr. J.J. Wyndaele nga Belgjika, Dr. S. Aito, Dr. C. Pilati, Dr. P. Carannante, Dr. S. Filoni dhe Dr. M.l. Giordano nga Italia, si dhe mjekët shqiptarë të Dr. F. Olldashi, Dr. M. Ostreni dhe Dr. D. Pasku, Prandaj, duke u përqëndruar tek analiza e shkaqeve të dëmtimeve, parandalimi i tyre, kërkimi shkencor teorik dhe klinik, menaxhimi mjekësor dhe kirurgjikal i pasojave, si dhe arsimimi, rehabilitimi dhe riintegrimi i të dëmtuarve në shoqëri
Në fjalën e saj në serminar, znj. Ekonomi tha midis të tjerash se aktivitete të tilla ndihmojnë për rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit për nisma të tilla, që synojnë krijimin në Shqipëri të një qendre të specializuar të kujdesit global të personave me dëmtime të kësaj natyre. Ky është një projekt ambicioz i mbështetur dhe i drejtuar nga ISCoS, nën direktivat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që kërkon edukim të lartë profesional të personelit mjekësor dhe paramjekësor me qëllim që t’i jepet të dëmtuarit shqiptar e njëjta mundësi kurimi dhe rehabilitimi sikurse dhe qytetarëve Evropiane. Bazat e këtij projekti u diskutuan më gjerësisht gjatë punimeve të seminari.
Punimet e këtij seminari i’u drejtuan jo vetëm mjekëve, infermierëve, fizioterapeutistëve, por edhe psikologëve, punonjësve socialë, administratorëve të shëndetit publik, personave të biznesit të industrisë së materialeve mjekësore, si edhe të gjitha institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile, që kontribuojnë për mbështetjen dhe rehabilitimin e personave në nevojë, për shkak të dëmtimeve të medullës spinale.
—###—
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.