Shkollë menaxhimi për drejtorët e spitaleve
Drejtorët e spitaleve publike po kryejnë një kurs intensiv menaxhimi spitalor për mirëadministrimin e burimeve njerëzore dhe financiare, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët. Shkolla e hapur për herë të parë, synon përditësimin e dijeve menaxheriale për drejtuesit e spitaleve. “Përpara se të kërkohet rritje fondesh, duhet mirëadministruar fondi që spitalet kanë në dispozicion. Ndaj shkolla do të vijojë edhe me cikle të tjera, në mënyrë që çdo qindarkë e parave publike të shkojë te pacienti, në funksion të përmirësimit të shërbimit shëndetësor”, tha Manastirliu. Lektorë të njohur dhe profesionistë të fushës, vendas dhe të huaj po trajnojnë drejtuesit e spitaleve publike për menaxhimin spitalor.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.