.

vije ndarëse

Postuar më: 20/08/2018

Shpallen listat e barnave mjekësore në të gjitha spitalet, Manastirliu: Nuk do të tolerohet asnjë mungesë

Spitali rajonal Vlore

Në të gjitha spitalet rajonale të vendit është bërë transparente lista e barnave bazë dhe materialeve mjekësore për shërbimet shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj.Ogerta Manastirliu, shprehet se nuk do të tolerohet asnjë mungesë e barnave bazë dhe materialeve mjekësore në spitale.

Manastirliu: Rrisim transparencën në të gjitha spitalet, nuk do të tolerohet asnjë mungesë e barnave bazë.

Kjo do të siguroj mjekimin e të gjithë pacientëve pa qenë e nevojshme të shkojnë në farmacitë jashtë spitalit për barnat bazë. Po ashtu do të shërbejë si një matje performance për drejtuesit e spitaleve për çështjen e furnizimit me barnat bazë.

Gjatë vitit 2018 kanë filluar investimet në vlerën 14 milion euro për rehabilitimin e 9 spitaleve dhe 80 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.