Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 01/11/2023

Tetori Rozë, 11.750 mamografi të kryera gjatë muajit të ndërgjegjësimit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përmes një postimi ka bërë të ditur numrin e mamografive që janë kryer vetëm gjatë muajit tetor kur është e përqendruar edhe fushata ndërgjegjësuese për luftën kundër kancerit të gjirit.

“11 750 MAMOGRAFI janë kryer gjatë muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, nga të cilat 922 vetëm nga Njësitë e Lëvizshme të Mamografisë.
Puna dhe angazhimi ynë për më shumë kontrolle e mamografi falas për gratë dhe vajzat vazhdon gjatë gjithë vitit, paralelisht me ndërgjegjësimin sa më të gjerë të shoqërisë për këtë sëmundje”.-shkruan Ministrja Koçiu.