Font Resize
Contrast
.

vije ndarëse

Postuar më: 16/04/2014

Titulli i lartë “Kalorës i Palmës Akademike” Franceze për Dr. Adrian Palloshin

Elbasan, 10/04/2014 – Mjeku i mirënjohur Adrian Palloshi është vlerësuar me titullin e lartë Kalorës i Palmës Akademike në një ceremoni të organizuar me rastin e 10 vjetorit të zyrtarizmit të Aleancës Franceze në Elbasan, ku mori pjesë edhe Zëvendësministrja e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni. Ka qenë Ambasadorja e Republikës së Francës në Shqipëri, znj. Christine Moro, e cila i ka dorëzuar titullin e lartë z. Palloshi, duke e quajtur shembullin e bashkëpunimit Shqipëri-Francë në nivelin njerëzor dhe në fushën e shëndetësisë.

“Z. Palloshi ju jeni shembulli i vërtetë i të gjitha avantazheve të dyanshëme dhe përfitimeve kryesisht në nivel njerëzor që mund të fitohet nga bashkëpunimi mes Francës dhe Shqipërisë. Jam e bindur që shembulli i juaj ka bindur shumë të rinj të Elbasanit të studiojnë frengjishten dhe të vazhdojnë studimet e tyre ne Francë. Për të gjithë këto arsye, Kryeministri Francez dhe Ministri i Arsimit dhe i Punës Kërkimore kanë vendosur me propozimin tim tju japin titullin kalorës palmës akademike” – tha në fjalën e saj znj. Moro.

Vetë z. Adrian Palloshi pasi ka marrë titullin është shprehur se kjo është një dëshmi mirënjohjeje për kontributin e tij modest. “Në këtë mbrëmje, jam i lumtur të jem përfituesi  i “Palmes Akademike”, dëshmi mirënjohjeje për ata që kontribuojnë në përhapjen e kulturës frënge për të cilën  unë kam dhënë vetëm një kontribut modest, dhe kjo më mallëngjen edhe më shumë. Kjo dekoratë më afron edhe më shumë me Francën dhe kulturën e saj që unë i admiroj dhe që mundohem, prej shumë vitesh, t ia bëj të njohura një numri sa më të madh njerëzish  që të jetë e mundur” – tha ai.

Z. Adrian Palloshi është protagonisti i një lidhje të rëndësishme mes Elbasanit dhe Francës sa i përket shumë investimeve në Shëndetësi. Qendra spitalore e Elbasanit ka përfituar nga ky kontribut fillimisht pajisjen e endoskopisë. Mjekësia është një nga fushat ku Franca ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për qytetin e Elbasanit. Në vitin 1997 kanë filluar përpjekjet për instalimin i endoskopisë dixhestive në spitalin e Elbasanit, e vendosurpër herë të parë në atë kohë në Elbasan dhe ishte aparatura e dytë në Shqipëri pas Tiranës.

Në vitet 2000 inagurohet edhe një investim i rëndësishëm i popullit francez për Elbasanin, i spitalit patologjik. Ky investim erdhi si premtim i ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë së Francës Bernard Cuchner. Ambasadori i atëhershëm francez, z. Patrich Crismo, bëri inagurimin e spitalit patologjik në shtator të vitit 2000 në prani të ministrit të shëndetësisë Solis bëjnë inagurimin e spitalit patologjik duke përmbushur dhe misionin e ministrit të shëndetësisë në Francë.

Por investimet në shëndetësi nga bashkëpunimi Elbasan-Francë nuk mbarojnë këtu. Në prill të vitit 2006 fillojnë përpjekjet për instalimin e celioskopisë në spitalin e Elbasanit dhe kjo gjë është bërë e e mundur me kontributin e miqve francezë e sidomos nga Alain Picard, drejtues i departamentit të kirurgjisë së spitalit të Belford Montbeliard, Jean Schmid, drejtor i qendrës spitalore Belford Montbeliard  dhe Rotary Clab Francë. Kjo aparaturë ka ardhur e re fare nga fabrika. Inagurimi i saj është bërë në praninë e zonjës ambasadore Françoise Bourolleau dhe të kryetarit të bashkisë z. Qazim Sejdini.

Një konferencë shkencore në fushën e mjekësisë u realizua gjithashtu me mbështetjen e Ambasadës së Francës për Elbasanin në vitin 2012 ku u realizuan studime mjaft të rëndësishme sidomos për sëmundjet kanceroze, një shqetësim i madh për banorët e Elbasanit.

—###—