.

vije ndarëse

Postuar më: 05/01/2024

Urgjenca Kombëtare, Koçiu: Mbi 412 mijë thirrje dhe mbi 111 mijë misione të shërbimit paraspitalor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se përgjatë vitit 2023 në drejtim të Urgjencës Kombëtare, kanë mbërritur 412.014 thirrje nga e gjithë Shqipëria si dhe janë realizuar 111.885 misione të shërbimit paraspitalor.

“Ekipi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore i është përgjigjur në kohë reale të gjitha thirrjeve të ardhura nga qytetarët drejt 127 për ndihmë mjekësore”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Në buxhetin e ri 2024 është parashikuar nisja e ndërtimit të Qendrës së dytë Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, një investim që do të lehtësojë dhe mbështesë më tej mirëfunksionimin e urgjencës, por edhe për një përballim akoma dhe më të mirë të çdo emergjence të mundshme.