.

vije ndarëse

Postuar më: 21/02/2022

Vaksinimi antiCOVID/ 2,683,715 vaksinime

21 Shkurt 2022 – Vijon vaksinimi masiv në të gjitha pikat vaksinimit antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 948 vaksinime dhe janë evidentuar nga mjekët e familjes 43 qytetarë shqiptarë të vaksinuar plotësisht jashtë vendit, nëpërmjet çertifikatave të vaksinimit (ose 86 vaksinime të aplikuara jashtë vendit).

Nga dozat e vaksinës antiCOVID janë kryer:

1,265,923 doza të para
1,188,503 doza të dyta
229,289 doza të treta

Në total janë kryer 2,683,715 vaksinime antiCOVID.

*Numri i vaksinimeve të raportuara, përfshin edhe vaksinimet e qytetarëve shqiptarë të kryera jashtë vendit dhe që janë të regjistruara në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.