.

vije ndarëse

Postuar më: 17/08/2021

Vaksinimi antiCOVID/ Kryhen 1,330,754 vaksinime

17 Gusht – Vijon vaksinimi masiv nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore.
Prej fillimit të këtij procesi janë kryer në total 1,330,754 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 572,816 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Në 24 orët e fundit janë kryer 9,556 vaksinime. Muaji Gusht është i hapur për vaksinimin masiv për të gjitha grupmoshat +18 vjeç. Çdo qytetar mund ta kryej vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.
Për të pamundurit njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID19 pa asnjë kufizim.