26 Mars- Procesi i vaksinimit ka vijuar me kalendar të kombinuar për mësuesit, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor, në pikat e përqëndruara në si dhe shkolla në të gjithë vendin.
Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 59,336 doza të vaksinës ndaj COVID19.
Janë kryer 30,546 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 11,132 vaksinime për të moshuarit dhe 17,658 vaksinime për arsimtarët. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.