03 Shkurt, Tiranë- Sot u vaksinuan 78 mjekët dhe infermierë në Stadiumin ‘Air Albania’. Janë 684 personel që kanë marrë doza të para dhe 125 personel shëndetësor kanë marrë doza të dyta. Në total deri tani janë administruar 809 doza të vaksninës antiCOVID. Krahas vaksinimit për dozat e dyta, po vijohet edhe me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve për herë të parë. Plani kombëtar i vaksinimit, parashikon vaksinimin së pari, të stafeve mjekësore në vijën e parë si dhe vaksinim të kombinuar të grupeve të riskut.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.