Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (20.03.2020) janë testuar 732 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, 20.03.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 50 | |
Durresi | 4 | 1 |
Fieri | 7 | |
ElbasaNi | 2 | |
Lushnja | 1 | 1 |
Rrogozhina | 2 | |
Kavaja | 2 | |
TOTAL | 68 | 2 |
Në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19: 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja) dhe një 82 vjeçare nga Fieri.
Nga 70 rastet e konfirmuara me COVID-19, në spitalin Infektiv në QSUT ndodhen 35 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Dy pacientët, kontakte të pacientit 0️ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit. Dy pacientë të hospitalizuar do të bëhen gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi ditën e sotme. ISHP po vijon me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Laboratori i Virologjisë në ISHP që kryen analizat për COVID-19 është furnizuar me një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë.
Nga dita e sotme urgjenca kirurgjikale ka filluar të realizohen në Spitalin Universitar të Traumës.
Eshtë siguruar stoku i nevojshëm për mjetet mbrojtëse personale për personelin shëndetësor. Aktualisht janë dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv në QSUT dhe paralelisht po punohet për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e Reaminacionit.
Ka nisur trajnimi i mjekëve, infermierëve, farmacistëve, ekspertëve të shëndetit publik dhe studentëve të Mjekësisë që i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.3000 profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së MSHMS për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate. Trajinimi i profesionistëve të shëndetit ka nisur në Vlorë dhe Elbasan dhe po kryhet në bashkëpunim të ngushtë mes strukturave të Ministrisë së Shëndetësisë me universitetet rajonale. Për administrimin e personelit mjekësor, infermieror dhe atyre vullnetar në sistemin shëndetësor për trajtimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19, ministrja Manastirliu ka firmosur një urdhër në të cilin është caktuar koordinator pergjegjës prof Arben Gjata.
Ne vijim të situatës se krijur nga pandemia e COVID-19 po punohet për një plan social në ndihmë të të moshuarve, familjeve në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. Për të moshuarit që nuk kanë familjarë apo fëmijët afër, do t’u mundësohet sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet, ofrimi i medikamenteve dhe shërbimeve të nevojshme në banesë.
MSHMS ju bën apel qytetarëve:
Mos shkoni menjëherë në spital!
Eshtë vëndosur në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet gjithashtu se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet tek numri unik i urgjencës kombëtare 127!
MSHMS ju kërkon qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 20 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (20 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 114 806 |
Kina | 81337 |
Iran | 18407 |
Republika e Koresë | 8652 |
Japoni | 950 |
Malajzi | 900 |
Izrael | 677 |
Pakistani | 478 |
Katar | 460 |
Singapor | 345 |
Bahrain | 269 |
Arabia Saudite | 238 |
Filipine | 230 |
Indonezia | 227 |
Tajland | 212 |
Indi | 191 |
Irak | 177 |
Liban | 149 |
Kuvajt | 148 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 140 |
Taivan | 108 |
Vietnam | 85 |
Brunei | 73 |
Jordania | 56 |
Sri Lanka | 53 |
Kazakistan | 49 |
Palestina | 47 |
Oman | 39 |
Kamboxhia | 24 |
Uzbekistan | 23 |
Afganistan | 22 |
Maldive | 13 |
Bangladeshi | 10 |
Mongolia | 5 |
Kyrgystan | 6 |
Mauritus | 3 |
Miamare | 0 |
Nepal | 1 |
Bhutan | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 17419 |
USA | 14250 |
Kanada | 846 |
Brazili | 621 |
Kili | 342 |
Peru | 234 |
Ekuador | 199 |
Meksika | 164 |
Panama | 137 |
Argjentina | 128 |
Kolumbia | 128 |
Uruguai | 94 |
Kosta Rika | 87 |
Venezuela | 33 |
Hondurasi | 24 |
Republika Domenikane | 21 |
Kuba | 16 |
Xhamajka | 16 |
Bolivia | 15 |
Paraguaji | 13 |
Guatemala | 9 |
Antilles | 9 |
Trinidad dhe Tobago | 9 |
Gujana | 5 |
Bahamas | 3 |
Barbado | 2 |
Bermuda | 2 |
Greenland | 2 |
Haiti | 2 |
Saint Lucia | 2 |
Antigua dhe Barbuda | 1 |
Saint Vincent | 1 |
Ishujt Kajman | 1 |
El Salvador | 1 |
Nikaragua | 1 |
Suriname | 1 |
Oqeania | 767 |
Australia | 709 |
Zelanda e re | 39 |
Guam | 15 |
Polinezia Franceze | 3 |
Fixhi | 1 |
Afrika | 733 |
Egjypt | 210 |
Afrika e jugut | 150 |
Algjeria | 82 |
Maroku | 63 |
Tunizia | 39 |
Senegali | 36 |
Burkina Faso | 33 |
Kameruni | 14 |
Republika Demokratike e Kongo | 14 |
Gana | 11 |
Ruanda | 11 |
Cote d’lvoire | 9 |
Nigeria | 8 |
Etiopia | 7 |
Kenia | 7 |
Seychelles | 6 |
Guinea Ekuatorit | 4 |
Kongo | 3 |
Gabon | 3 |
Republika e Tanzanisë | 3 |
Liberia | 2 |
Namibia | 2 |
Sudan | 2 |
Zambia Swaziland | 2 |
Benin | 2 |
Republika e Afrikës qëndrore | 1 |
Xhibuti | 1 |
Eswatini | 1 |
Gambia | 1 |
Guinea | 1 |
Mauritania | 2 |
Somalia | 1 |
Togo | 1 |
Çad | 1 |
Total | 134 421 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 20. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 20 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (20 mars 2020) |
Europa | 108 068 |
Italia | 41 035 |
Spanja | 17 147 |
Gjermania | 14 138 |
Franca | 10 995 |
Zvicra | 3 888 |
Anglia | 3 277 |
Hollanda | 2 460 |
Austria | 2 196 |
Belgjika | 1 785 |
Norvegjia | 1 552 |
Suedia | 1 423 |
Danimarka | 1 151 |
Portugalia | 795 |
Çekia | 694 |
Irlanda | 557 |
Greqia | 464 |
Finlanda | 400 |
Turqia | 359 |
Polonia | 355 |
Luksemburg | 345 |
Islanda | 330 |
Sllovenia | 319 |
Rumania | 277 |
Estonia | 267 |
Rusia | 199 |
San Marino | 126 |
Serbia | 126 |
Sllovakia | 123 |
Armenia | 122 |
Bullgaria | 105 |
Kroacia | 104 |
Letoni | 86 |
Hungaria | 85 |
Andora | 75 |
Ishujt Faroe | 72 |
Shqipëria | 70 |
Qipro | 58 |
Bjellorusia | 57 |
Malta | 53 |
Moldavia | 49 |
Lituania | 48 |
Maqedonia e Veriut | 48 |
Azerbaxhan | 44 |
Bosnje –Hercegovina | 44 |
Gjeorgjia | 40 |
Ukraina | 26 |
Litenshtein | 25 |
Kosova | 21 |
Vatikani | 13 |
Mali i zi | 13 |
Monako | 11 |
Gjibraltar | 10 |
Xhersi | 5 |
Guemsey | 1 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 19 Mars 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 19.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.