KONSULTIMI I STRATEGJISË SË SHËNDETËSISË “2017-2020”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më:

|

Data e Mbylljes:

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 4356

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Mbi Strategjinë: 
(Draft) Strategjia e Shëndetësisë “2017-2020” (SKSH) është dokumenti
kryesor strategjik kombëtar i shëndetësisë, që mbështetet në vizionin e
një sistemi shëndetësor, që garanton “Shëndet dhe mirëqenie më të mirë,
nëpërmjet një kujdesi shëndetësor cilësor, në kohën e duhur, të
qëndrueshëm dhe të përballueshëm për të gjithë shtetasit rezidentë, të
orientuar në parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e jetesës së
shëndetshme në të gjitha segmentet e shoqërisë dhe gjatë gjithë jetës.”Parimet mbi të cilat është bazuar strategjia janë ato të standardeve
të larta, që e njohin shëndetin si një e drejtë e njeriut, që sigurohet
nëpërmjet kujdesit shëndetësor efektiv dhe efikas, të mirë qeverisur dhe
që ofron mbulim, cilësi dhe akses universal, solidaritetit,
integritetit, transparencë dhe llogaridhënie.

(Draft) Strategjia e shëndetësisë 2017-2020 përmbledh shumë aspekte
të mirëqenies dhe shëndetit të mirë, duke përfshirë reduktimin e
pabarazive në shëndet, zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe
teknologjisë moderne shëndetësore, burimeve njerëzore dhe kapaciteteve
institucionale, rritjen e sigurisë dhe cilësisë, qasje të barabartë për
të gjithë dhe mbrojtje nga barra financiare për shkak të kostos së
trajtimit të sëmundjeve.(Draft)Strategjia është një gërshetim i vizionit, prioriteteve,
objektivave dhe aktiviteteve për arritjen e Mbulimit Universal, në
përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI
2015-2020) dhe programin e Qeverisë; me vizionin e Kornizës së
Politikave Evropiane të OBSH-së për Shëndetin dhe Mirëqenien ”Shëndet
2020”, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) dhe prioritetet e
BE-së. 
Qëllimi i proçesit të konsultimit publik:Rekomandimet dhe komentet nga qytetarët, publiku i gjerë, shoqëria
civile, universitetet, shoqatat e profesionistëve të shëndetësisë,
partnerët ndërkombëtarë, do të ishin një kontribut i vyer, për të
hartuar një dokument strategjik gjithëpërfshirës, që adreson sfidat e
shëndetësisë shqiptare në rrugën drejt Mbulimit Universal.

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe rekomandimet Tuaja, brenda 20 ditëve, në adresën: aida.hasmeta@shendetesia.gov.alhttp://www.shendetesia.gov.al/al/baza-ligjore/konsultimi-i-strategjise-se-shendetesise-2016-2020/konsultimi-i-strategjise-se-shendetesise-2017-2020 Faleminderit për bashkëpunimin!

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim