Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 3622
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
I. QËLLIMI I PROJEKTAKTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN
Qëllimi i projektaktit është miratimi i shtesave dhe ndryshimeve në ligjin nr.44/2012 “Për shëndetin mendor”, i ndryshuar.
Objekti i këtij projektakti synon garantimin më të mirë të mbrojtjes ligjore të personave me çrregullime të shëndetit mendor.
II. VLERËSIMI I PROJEKTAKTIT NË RAPORT ME PROGRAMIN POLITIK TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ME PROGRAMIN ANALITIK TË AKTEVE DHE DOKUMENTE TË TJERA POLITIKE
Miratimi i këtij projektakti është parashikuar në Programin e Përgjithshëm Analitik të Projektakteve të Këshillit të Ministrave, për vitin 2020.
III. ARGUMENTIMI I PROJEKTAKTIT LIDHUR ME PËRPARËSITË, PROBLEMATIKAT, EFEKTET E PRITSHME
Projektakti miraton ndryshimet dhe shtesat në ligjin nr.44/2012 “Për shëndetin mendor”, i ndryshuar, duke synuar reflektimin e rekomanimeve të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës së Këshillit të Evropës (CPT), të trajtuara në raportin e publikuar në Shtator të vitit 2019, pas vizitës së tyre të fundit në vendin tonë (në datat 29-30 Nëntor 2018). Gjithashtu parashikon shtesa në kudër të fuqizimit të shërbimeve të shëndetit mendor për fëmijët dhe adoleshentët.
Rekomandimet e CPT për ndryshime ligjore janë:
Përfitimi nga parashikimet ligjore për procedurat e shtrimit dhe trajtimit të pavullnetshëm të personave me çrregullime të shëndetit mendor, madhorë, që nuk kanë zotësi për të vepruar ose kanë zotësi të kufizuar për të vepruar. Kjo ndërhyrje ligjore u jep mundësinë që personat me çrregullime të shëndetit mendor, madhorë, që nuk kanë zotësi për të vepruar ose kanë zotësi të kufizuar për të vepruar, të cilët nuk miratojnë shtrimin në shërbimet e shëndetit mendor të specializuar me shtretër, pavarësisht mendimit të kujdestarit të tyre ligjor.
Gjykata, para marrjes së vendimit për shtrim apo trajtim të pavullnetshëm duhet të dëgjojë vetë personin, subjekt i këtyre procedurave.
Ofrimi i një mase të shtuar ligjore për personat subjekt i procedurave të shtrimit dhe/ose trajtimit të pavuullnetshëm, ku Gjykata merr mendimin e një mjeku specialist të një institucioni të pavarur nga institucioni ku është shtruar perosni, kjo si një opinion krejtesisht i pavaruar nga opinioni i mjekut të dytë brenda institucionit.
Vendimi i gjykatës mbi shtrimin dhe/ose trajtimin e pavullnetshëm duhet rishikohet kryesisht ne menyre periodike çdo 21 ditë (sa është edhe ditëqëndrimi mesatar në shërbiemt e shëndetit mendor të specializuar me shtretër).
Personat subjekt i procedurave të shtrimit dhe/ose trajtimit të pavuullnetshëm, qëzojnë të drejtën e parashtrimit të kërkesës për revokimin e vendimit të ghykatës për shtrim dhe/ose trajtim të pavullnetshëm.
Nevoja për diferencim të miratimit për shtrim dhe miratimit për trajtim në shërbimet e shëndetit mendor të specializuar me shtretër, qoftshin me natyrë të vullnetshme apo të pavullnetshme. Çdo pacienti, të aftë për të kuptuar - qoftë vullnetar apo i pavullnetshëm dhe qoftë civil apo penal - duhet t'i jepet mundësia të refuzojë trajtimin mjekësor. Çdo shmangie nga ky parim themelor duhet të bazohet në ligj dhe të ketë të bëjë vetëm me rrethana të jashtëzakonshme të përcaktuara qartë dhe rreptësisht dhe duhet të shoqërohet me masa mbrojtëse të përshtatshme.
Ndryshimet dhe shtesat e sipërpërmendura synojnë fuqizimin e mbrojtjes ligjore dhe të të drejtave të personave me çrregullime të shëndetit mendor.
Shërbimet e shëndetit mendor për fëmijët dhe adoleshentët identifikohen si një nivel shumë i rëndësishëm ofrimi shërbimi. Në këtë kontekst ky projektligj synon maksimalizimin e funksionimit të shërbimeve të shëndeit mendor për fëmijët dhe adoleshentët, kjo edhe në kuadër të riorganizmit të Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët për grupmoshat fëmijë dhe adoleshente përfitues të shërbimeve të kësaj qendre (0-18 vjeç).
Kjo ndërhyrje ligjore synon fuqizimin dhe pasurimin e rrjetit të integruar të shërbimeve të shëndetit mendor: shtohet dhe nje sherbim i ri per grup moshen 0-18 vjec.
Është futur koncepti i “Ndimësit personal”, i cili është parashikuar në VKM nr.784, datë 24.12.2019 “Për mënyrën e ofrimit të ndihmesës personale dhe kriteret e përzgjedhjes së ndihmësit personal”. Nëpërmjet kësaj ndërhyrje syunohet të fuqizohen të drejtat që lidhen me përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me çrregullime të shëndetit mendor, çrregull i cili ka çuar në dëmtime afatgjata mendore, dëmtime të cilat, në bashkëveprim me pengesat e ndryshme, përfshirë ato mjedisore dhe të qëndrimit, mund të pengojnë pjesëmarrjen e plotë dhe efikase të këtyre personave në shoqëri, në kushte të barabarta me të tjerët.
9. Me diferencimin e koncepteve të shtrimit nga trajtimit, qoftë ky i vullnetshëm apo i pavullnetshëm rezulton e nevojshme që këto ndryshime të shoqërohen dhe reflektohen me sanksionet përkatëse në legjislacionin ekzistues.
Konkretisht parashikohet që shtrimi i vullnetshëm pa marrë miratimin e informuar të dënohet me heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet.
Mosinformimi për të drejtat dhe arsyet e shtrimit dënohet me gjobë 50 000 lekë.
Mosnjoftimi në afat i shefit të shërbimit për trajtimin e pavullnetshëm dënohet me gjobë 50 000 lekë.
Mosrespektimi i afateve të vendosura në rastin e rivlerësimit të shtrimit të pavullnetshëm, dënohet me gjobë 50 000 lekë.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim