Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 5673
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Strategjia Kombëtare e Shëndetësisë, 2021-2030, është një dokument politik i qeverisë shqiptare që synon të përcaktojë dhe të arrijë objektivat e programit për mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullsisë shqiptare. Ky dokument u hartua në kuadrin e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të përditësuar dhe përcaktuar kuadrin për 10 vitet e ardhshme për sistemin shëndetësor, duke adresuar nevojat dhe kërkesat kryesore për shërbimet shëndetësore. Dokumenti mbështetet në arritjet e deritanishme të sistemit shëndetësor.
Ky dokument përcakton objektivat kryesore për përmirësimin e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor për periudhën 2021-2030, megjithëse vizioni i paraqitur në këtë strategji do të jetë i përshtatshëm edhe për periudhën pas zbatimit zyrtar të kësaj strategjie.
Hartimi i Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030 u udhëhoq nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës, i cili u ngrit me Urdhrin Nr. 520 të datës 23.09.2020 nga Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe u mbështet nga asistenca teknike e ekspertëve teknikë lokalë dhe ndërkombëtarë.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim