Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më:
|
Data e Mbylljes:
|
Nr.Komenteve: 1
|
Nr.Shikimeve: 2325
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Rritja ekonomike. Prej vitit 2019, ekonomia shqiptare ka mundur të përballojë disa kriza dhe të sigurojë një rritje të kënaqshme. Termeti i vitit 2019 dhe situata pandemike e krijuar nga Covid 19 shkaktuan renien ekonomike prej 3.5% në vitin 2020. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) pësoi rritje të ndjeshme në vitin 2021 (8.5%) dhe ndonëse lufta në Ukrainë krijoi kushte të pafavorshme për ekonominë për shkak të krizës në tregun e mallrave dhe të shërbimeve dhe rritjes së inflacionit (mesatarisht 7.4% ne vitin 2022), ekonomia shqiptare ishte e aftë të rritej me 3.7% për vitin 2022 . Ekonomia pritet të rritet edhe në vitet në vijim, përkatësisht 3.8, 3.9 dhe 4.0 për qind, respektivisht për vitet 2024, 2025 dhe 2026 . Inflacioni parashikohet të rikthehet gradualisht në nivelin 3% në fund të vitit 2023 dhe të qendrojë në këtë nivel në periudhën afatmesme 2024–2026. Rritja ekonomike në periudhë afatmesme parashikohet të jetë kryesisht rezultat i rritjes së kërkesës së brendshme, pra konsumit privat dhe investimeve të brendshme. Kërkesa e jashtme neto pritet të ketë kontributin e saj kryesisht për shkak të rritjes së eksporteve, veçanërisht nga turizmi, por rritja e parashikuar importeve pritet ta zbehë këtë efekt. PBB për vitin 2022 ishte 6,757 USD për frymë krahasuar me 4,579 USD në vitin 2014.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
pershendetje
doja te sugjeroja qe check up te behet nga mosha 35 vjec deri ne 100 vjec. check up i detyrueshem tani e ka 35-70 vjec, por per ata mbi 70 vjec do mbeten pa vizituar?