Programi i transparences

Programi i Transparencës

Hyrje

Rreth autoritetit
Kuadri ligjor rregullator
Tekstet e plota
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar

Mekanizmat kontrollues
dhe monitorues që veprojnë mbi AP
Informacion mbi buxhetin
dhe të dhënat financiare të AP
Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP
Procedurat/mekanizmat për të dhënë
mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale funksionon sipas strukturës bashkëlidhur. Struktura dhe organigrama e Ministrise se Shendtesise dhe Mbrojtjes Sociale
    Struktura dhe niveli i e pagave
    Pozicionet, arsimi dhe klasat e pagave të subjekteve deklarues

    Funksionet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale MSHMS, në përputhje me drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim dhe me programin e Këshillit të Ministrave e ushtron veprimtarinë e saj në fusha të përgjegjësisë shtetërore të miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave me Nr.609, datë 20.10.2021 "Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale" Gjithashtu funksionet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcaktohen në rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit, të miratuar me Urdhër nr.457, datë 26.08.2024 sipas legjislacionit në fuqi.
    Rregullore
    VKM për fushën e veprimtarisë së MSHMS

    Procedurat që ndjekin funkionarët e lartë për të marrë vendime janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në mbështetje të ligjit Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, nëpunësi më i lartë civil në ministri është Sekretari i Përgjithshëm, i cili raporton dhe jep llogari drejtpërdrejt te ministri. Funksionarë të lartë në ministri janë dhe anëtarët e trupit të lartë drejtues (TND), që në rastin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë Drejtorët e Drejtorive të Përgjithshme. Drejtorët e Përgjithshëm janë përgjegjës për përcaktimin e objektivave të drejtorive përbërese, përcaktimin e detyrave të drejtorive përbërese, për monitorimin e veprimtarisë së tyre dhe për sigurimin e koordinimit ndërmjet tyre dhe me njësi të tjera të ministrisë. Kompetencat dhe detyrat e funksionareve te larte ushtrohen ne perputhje me Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” dhe çdo legjislacion në fuqi për aq sa është i zbatueshëm. Lidhur me procedurat e zgjedhjes se tyre zbatohen dispozitat ligjore të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tij.
    Pershkrimi i kompetencave, detyrat, vendimmarrja dhe procedurat e zgjedhjes së funksionareve, drejtuesve të lartë dhe të mesëm te MSHMS

    Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e MSHMS
    Çdo person gëzon të drejtën e njohjes së një informacioni publik apo të një ankese drejtuar autoriteteve publike, ne përputhje me parashikimet e legjislacionit te zbatueshëm. Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për dërgimin e një kërkese ose ankese duhet të përdoret adresa postare, si më poshtë:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
    (A): Rruga e Kavajës, Nr. 1001, Tiranë, Shqipëri
    (T): +355 4 2362-937
    (W): www.shendetesia.gov.al
    Afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve kryhet brenda afateve ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit".

Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.

  • Format kërkese / Shpjeguese (procedura e kërkimit të akteve p.sh: formularë, vërtetime etj.)
  • Format ankese / Shpjeguese
  • Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
  • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
  • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve

    • Informacionet janë publikuar në raportet e Konsultimit Publik përkatës për secilin akt, të cilët përmbajnë informacionin përkatës dhe mund të aksesohet për secilin projektakt në web linkun https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Institucioni/47.

  • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
  • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP

    • Ndiqen hapat e përcaktuara në Ligjin nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” si dhe janë pasqyruar të dhënat në raportet e Konsultimit Publik përkatës për secilin akt si dhe në Raportin Vjetor.

  • Email i koordinatorit për konsultimin publik, Vojsava Gjoliku vojsava.gjoliku@shendetesia.gov.al

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.