Njoftime

SHPALLJE PËR VENDIN VAKANT, FARMACIST NË SEKTORIN E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT, PRANË AGJENCISË SË BARNAVE DHE PAJISJEVE MJEKËSORE

Shkarko Njoftimin

SHPALLJE PËR VENDIN VAKANT, LABORANT NË SEKTORIN E LABORATORIT TË KONTROLLIT, NË AGJENCINË E BARNAVE DHE PAJISJEVE MJEKËSORE

Shkarko Njoftimin

NJOFTIM PËR LISTËN PËRFUNDIMTARE TË PËRFITUESVE PËR TRAJTIMIN ME KREDI TË LEHTËSUAR TË KATEGORISË PRIORITARE “MJEKË DHE INFERMIERË” TË PUNËSUAR NË ADMINISTRATËN PUBLIKE, PËR BLERJEN E BANESËS

 

SHKARKO NJOFTIMIN

Njoftim!

Njoftim për mjekët specialistë që kanë përfunduar studimet e specializimit afatgjatë në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë dhe që kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Njoftim per mjeket e rinj specialist me kontrate me MSHMS- 2024

FONDI SOCIAL 2025
NJOFTIM
PËR NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE BASHKI-QARK
PËR PARAQITJEN E KËKRESAVE PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHOQËROR

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet buxhetit të saj “Fondi Social”, mbështet bashkitë me fonde për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, të parashikuara në Planet Sociale Vendore të çdo bashkie.

Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton bashkitë dhe qarqet për paraqitjen e kërkesave për ngritjen e shërbimeve të kujdesit shoqëror,
Bazuar në Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.224/2024 “Për metodologjinë e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror”, kohëzgjatja e kerkesës që duhet të paraqesin bashkitë duhet të jetë 36 mujore, në përputhje me parashikimin e bërë në planin social vendor, të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak. Në të kundërt projekti i paraqitur nuk kualifikohet.

Kërkesat e ardhura nga qarku duhet të jenë të miratuara në Këshillin e Qarkut dhe duhet të jenë në përputhje me parashikimet e bëra në pikën 15 të VKM 224/2024. Kohëzgjatja për kërkesë-projektin e ofrimit të shërbimit duhet të jetë 12 muaj.

Për mënyrën e paraqitjes së kërkesave, për lehtësinë tuaj, bashkelidhur gjeni Udhëzuesin e Fondit Social 2025 për bashkitë dhe për qarqet, si dhe aneksin C për buxhetimin e kërkesës suaj.
Kërkesat duhet të dorëzohen në dy kopje, të sigluara dhe të vulosura në çdo faqe, si dhe në format elektronik (CD-ROM).

Kërkesat do të pranohen me anë të postës së regjistruar, në adresën postare:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Rruga Kavajës, nr.1001, Tiranë

Afati i aplikimit do të jetë nga data 25.09.2024 deri në datën 25.10.2024, brenda orarit zyrtare të punës, orës 14.00.

Udhezuesi Fondi Social 2024 Bashkitë
Aneksi C Buxheti 36 muaj 2025-2027
Udhezuesi Fondi Social 2024 Qarqet

NJOFTIM

Njoftim datë 16.09.2024

“Afati i Deklarimit të Çmimit të Barnave”

Njoftim – datë 16.09.2024/ Notification date 16.09.2024

 

Njoftohen të gjithë Mbajtësit e Autorizimit të Tregtimit të barnave, se në zbatim të Ligjit nr. 105/2014, datë. 31.7.2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, i ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 645, datë 01.10.2014, “Për ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të Komisionit të Çmimit të Barnave”, i ndryshuar, të deklarojnë çmimet CIF për barnat e importit dhe EXW për barnat e fabrikuara në vend për vitin 2025, brenda datës 31 tetor 2024. Barnat, për të cilat nuk është deklaruar çmim brenda kësaj date, humbasin të drejtën për t’u përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme për vitin pasardhës.

Deklarimi i çmimeve duhet të bëhet sipas formatit bashkëngjitur këtij njoftimi.

Sipas pikës 4 të VKM-së nr. 645, të ndryshuar, deklarimi i bërë në kundërshtim me këtë format nuk do të merret në shqyrtim nga Komisioni i Çmimit të Barnave.

Shkarko Dokumentin_REPUBLIC_OF_ALBANIA_MINISTRY_OF_HEALTH_AND_SOCIAL_PROTECTION-1-5)

 

All Marketing Authorization Holders, are advised that pursuant to the Law No. 105/2014, dated on 31.07.2014, “On medicines and pharmaceutical service”, amended, and the Decision of the Council of Ministers No. 645, dated on 01.10.2014, “On the establishment and functioning of the Commission of Medicine Prices”, amended, to declare the CIF prices of imported medicines and EXW of medicines manufactured in the country for the year 2025, within 31 October 2024. Drugs for which no price has been declared within this date, lose the right to be included in the list of reimbursable drugs for the following year.

The declaration of prices shall be filed according to the format attached to this announcement.

According to section 4 of the Decision of the Council of Ministers No. 645, amended, any declaration submitted in violation of the requirements of this format will not be taken into consideration by the Commission of Drug Prices.

Download Form_REPUBLIC_OF_ALBANIA_MINISTRY_OF_HEALTH_AND_SOCIAL_PROTECTION-1-5)

FORMULARI
njoftim kcb 2025

 

Shpallje publike Sokol Frroku ne web

Shpallje publike Sokol Frroku ne web

Njoftim shpallje fituesi për marrje ambientesh me qira

 Njoftim fituesi Agjencia Kontrollit te Cannabis-it

NJOFTIM PËR MARRJEN ME QERA TË AMBIENTEVE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË KONTROLLIT TË CANNABIS-IT

 

Shkarko Njoftimin

NJOFTIM PËR MARRJEN ME QERA TË AMBIENTEVE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË KONTROLLIT TË CANNABIS-IT

 

Shkarko Njoftimin

FONDI SOCIAL 2024

NJOFTIM

PËR NJËSITË E QEVERISJES VENDORE

PËR PARAQITJEN E KËKRESAVE PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHOQËROR

 

 

Në zbatim të Ligjit Nr.121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, neni 36, parashikon detyrimin e bashkive për ofrimin dhe administrimin e shërbimeve shoqërore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet buxhetit të saj “Fondi Social”, mbështet bashkitë me fonde për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, të parashikuara në Planet Sociale Vendore të çdo bashkie.

Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton bashkitë për paraqitjen e kërkesave për njësitë e qeverisjes vendore, për ngritjen e shërbimeve të kujdesit shoqëror,  për një periudhë 3 vjeçare 2024-2026, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.150/2019 “Për metodologjinë e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror”.

Për mënyrën e paraqitjes së kërkesave, për lehtësinë tuaj, po bashkëlidhim Udhëzuesin e Fondit Social 2024, si dhe aneksin C për buxhetimin e kërkesës suaj.

Kërkesat duhet të dorëzohen në dy kopje, të sigluara dhe të vulosura në çdo faqe, si dhe në format elektronik (CD-ROM).

Kërkesat do të pranohen me anë të postës së regjistruar, në adresën postare:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Rruga Kavajës, nr.1001, Tiranë

 

Afati i aplikimit do të jetë nga data 25.10.2023 deri në datën 25.11.2023.

Shtyhet afati i aplikimeve deri në datën 15 janar 2024.

Udhezuesi Fondi Social 2024

Aneksi C Buxheti 36 muaj 2024-2026

 

Hapet thirrja për aplikim për përzgjedhjen e drejtuesve të shërbimeve universitare :

 

– Hapet thirrja për aplikim për drejtues të shërbimeve universitare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Dorëzimi i dokumentave bëhet nga data 02-17 Maj 2023 pranë zyrës së burimeve njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë

 – Hapet thirrja për aplikim për drejtues të shërbimit universitar të ortopedisë në “Spitalin Universitar të Traumës”

Dorëzimi i dokumentave bëhet nga data 02-17 Maj 2023 pranë zyrës së burimeve njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë

 – Hapet thirrja për aplikim për drejtues të shërbimeve universitare në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”

Dorëzimi i dokumentave bëhet nga data 02-17 Maj 2023 pranë zyrës së burimeve njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë

– Hapet thirrja për aplikim për drejtues të shërbimeve universitare në SUOGJ “Koço Gliozheni”

Dorëzimi i dokumentave bëhet nga data 02-17 Maj 2023 pranë zyrës së burimeve njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë

 – Hapet thirrja për aplikim për drejtues të shërbimit universitar të sëmundjeve pulmonare në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”

Dorëzimi i dokumentave bëhet nga data 02-17 Maj 2023 pranë zyrës së burimeve njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë

– Hapet thirrja për aplikim për drejtues të shërbimit të Kirurgjisë Maxilo-Faciale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë-Tereza”

Dorëzimi i dokumentave bëhet nga data 02-17 Maj 2023 pranë zyrës së burimeve njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë Dentare Tiranë

 

Formulari i vetëdeklarimit (KLIKO KËTU)

Vertetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) (KLIKO KËTU)